“Ky fakt na bën ne sot kokëulur”/ Rama porosi Bordit të Akreditimeve në Arsimin e Lartë: Dikur diplomat jepeshin në këmbim të punimeve hidraulike për…

Sep 10, 2021 | 12:50
SHPËRNDAJE

rama per akreditimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga mbledhja me Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, se situata nuk është aspak e kënaqshme dhe problematikat janë serioze në universitetet shqiptare.

Një nga faktet që “na bën kokëulur” si qeveri tha Rama, është se shumë të rinj shqiptarë që mbarojnë gjimnazin zgjedhin të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit, sepse këtu alternativa është larg së qeni nga ajo që duhet të jetë.

“Ne nuk jemi aspak të lumtur dhe të kënaqur dhe situata sot në universitete s’është situatë që na jep mundësinë të flemë të qetë.

Problematikat sot janë shumë serioze dhe sfida më e madhe për ne si qeveri është si mund të arrijmë t’i japim vajzave dhe djemve që studiojnë këtu në shkollë të mesme e mbarojnë me rezultate të shkëlqyera një zgjedhje alternative me zgjedhjen për të ikur jashtë.

S’kemi arsye të mendojmë se duhet të frenojmë shkuarjen e të rinjve në universitetet më prestigjioze por fakti që midis tyre janë plot ata që largohen drejt universiteteve të huaja jo domososhmërisht më prestigjjioze në shumë raste për shkak se këtu aleternativa është larg së qeni tërheqëse është një fakt që ne na bën kokëulur sot për atë ku duhet të jemi.

Krenaria për atë që kemi bërë për të vendosur një bazë nuk është një ngushëllim për të mos parë në sy situatën e vështirë me të cilën ne duhet të përballemi me sukses.
Për të gjithë ju këtu angazhimi në këtë bord është një sens misioni për të ndimuar që arsimi i lartë në Shqipëri të shkojë më përpara”, u shpreh Rama.

Rama i siguroi anëtarëve të bordit të Akreditimit pavarësi në vendimmarrjet e tyre dhe theksoi se janë të lirë pavarësisht se kë cënojnë në sistemin akademik shqiptar.

Unë s’kam marrë pjesë e s’do marr pjesë në asnjë mbledhje të bordit të akreditimit, duhet të jetë vendimmarrje e pavarur, kemi këtu për të garantuar me mosndërhyrjen tonë integritetin e punës suaj.

Të jeni të sigurt që ajo që ne presim nga bordi është integritet maksimal në vendimmarrje pavarësisht kush cënohet në interesat e veta në sistemin tonë akademik se përndryshe cdo vendimmarrje pa integritet cënon mijëra të rinj e prindër dhe të ardhmen e vendit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për problematikat me të cilat u përball qeveria e tij në vitin 2013 kur erdhi në pushtet, në arsimin e lartë.

“Vijmë nga një rrugë shumë e përpjetë, pak vite më parë u përballëm me një situate që ishte një rrjet universitetesh i shthurur dhe thurur sipas orekseve politike dhe jashtë standarteve.

Jepeshin diploma për larje, punime hidraulike, zdrukthtarie e punime të tjera në funksion të pronarëve të universiteteve qoftë për infrastrukturën e uiniversitetit qoftë për shpinë e parë apo të dytë të pronarit, dhe pjesë e pagesës, e këto janë gjëra të regjistrutra, për të hyrë në universitet e marrjen e diplomës ishte dhe dhënia e lopëve, deleve, fasuleve, orizit, zhavorrit e druve të zjarrit.

Studentë që nuk hynin dot në universitete publike, që vinin nga familje relativisht të varfra, që nuk kishim mundësi të paguanin tarifat e ofronin për pronarët cfarë të ksihin mundësi si lëndë të parë.

Ka pasur regjistra, dhe këtu flasim për vitin 2013 jo 1913, themeltarë universitetesh ku përshkruhej se X diploma janë tërhequr nga shefi, e nuk dihet se kush i kishte marrë, pra ishin indurgjenca që u jepeshin personave që nuk kishin ardhur asnjë ditë në universitet”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura