Kuvendi rrëzoi Malajn për te Gjykata e Lartë, Presidenca: Presim të interesuarit brenda 30 qershorit

Jun 13, 2014 | 11:59
SHPËRNDAJE

Presidenca

TIRANE- Pas mospelqimit nga Kuvendi te Alaudin Malajt si kandidat i propozuar nga presidenti per anetare te Gjykates se Larte, presidenca njofton vijimin e procedurave ligjore per plotesimin e vakances. 

“Në vijim të procedurave të filluara më datë 20 janar 2014 për përzgjedhjen e kandidatit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë, me qëllim për t’i dhënë edhe personave të tjerë mundësinë për të konkurruar, ftohen subjektet e interesuara që brenda datës 30 qershor 2014 të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë”- njofton presidenca.

Sipas saj, të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon: Kërkesë me shkrim; Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);    Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni, organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj. dhe Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Preidenca sqaron gjithashtu se dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në shpalljen e parë (dt. 20 janar 2014) për këtë vend vakant, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit me njoftimin e datës 24 shkurt 2014, është i vlefshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura