Byroja e hetimit, PD kërkon ta shpallë të paligjshme. Gjyqtari i Kushtetueses debat me drejtorin e Kryeministrisë: Të nxjerr jashtë

Mar 4, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e Partisë Demokratike për të rrëzuar Byronë e Hetimit.

Gjykata Kushtetuese

Sipas palës paditëse, Byroja e Hetimit bie ndesh me kushtetutën. “Byroja Kombëtare e Hetimit bie ndesh me nenin 108 te Kushtetutës  sepse ndjekja penale është kompetencë e prokurorisë dhe jo Ministrisë së Brendshme”- thotë Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD-së.

Së dyti, sipas tij, ka mbivendosje kompetencash mes institucioneve të pavarura dhe ekzekutivit. “Problemi i tretë është se ka perplasje mes nje ligji te miratuar me shumicë të thjeshte dhe një kodi me shumicë të cilësuar. Ndërkohë, Byroja Kombëtare e Hetimit cenon te drejten e qytetareve per nje proces normal ligjor si pasoje e marrjes ne dore te gjurmimit dhe hetimit te individëve nga Ministria e Brendshme”- tha ai. 

Perfaqesuesi i Qeverise, Sokol Pasho tha: “Byroja Kombetare e Hetimit u krijua per te rritur eficencen ne luften kunder korrupsionit. Byroja Kombetare e Hetimit ka ne kompetencat e saj perifrazime nga kodi i procedures penale. Eshte nje zgjidhje qe ligjberesi dhe qeveria e ka bere sipas programit te saj politik. Nuk cenohen kompetencat e Prokurorise sepse si policia gjyqesore ashtu dhe Byroja Kombetare e Hetimit varen nga Ministria e Brendshme”.

Pas parashtrimeve të përfaqësuesve të Qeverisë dhe Partisë Demokratike, gjyqtarët nisën ti bënin disa pyetje lidhur me përmbajtjen e ligjit.

Në një moment anëtar Vladimir Kristo iu kthye drejtorit të Kryeministrisë, pasi ai i ndërpriste pyetjet gjyqtarëve.

Debate

Vladimir Kristo: Kam një vërejtje, duhet të flassësh me etikë mos u tall me gjyqtarët. Ne jemi këtu për të bërë pyetje, ju duhet të përgjigjeni dhe jo të komentoni pyetjet tona. Herë tjetër mund të dilni jashtë pavarësisht se nga vjen. Po të isha unë në vend të kryetarit mund të kisha marrë masë ndaj teje.

Bashkim Dedja: Duhet te ruani etiken sepse ketu jeni me nje gjykate te nderuar. Pyetjet i bejme qe te marrim pergjigje dhe jo per ti komentuar. Prandaj te jeni te kujdesshem. 

Sokol Pasha: Jam treguar me shume etike ne komunikimin me ju. Mund te shikoni me procesverbalin dhe do te shihni se nuk ka asnje tejkalim. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura