Kurti pas takimit me Merkelin: Kosova nuk do jetë pjesë e “Balkanit të Hapur”, rruga e vetme “Procesi i Berlinit”. Ja si i përgjigjet Ramës për “teoritë e konspiracionit”

Sep 14, 2021 | 16:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk do të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, ndërsa theksoi se rruga e vetme e integrimit evropian të vendeve të rajonit është “Procesi i Berlinit”.

Kancelarja gjermane tha që Procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 vendeve të rajonit në BE. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë, që të mos ketë variante të tjera. Theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Theksova që janë 4 elemente te domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë, në rrugëtimin evropian, dhe janë sundimi i ligjit që vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta demokratizimi, që vepron kundër autokratëve, e treta është ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon në liri të ketë kriminel të luftës dhe aq më pak në pushtet, dhe e katërta është reciprociteti i të drejtave të pakicave në kundërshtim me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan. Statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm, e theksova që Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur e ka shpallur pavarësinë. Ne jemi për marrëdhënie të mira rajonale dhe fqinjësore por nuk mund ta kompesojmë as me shtetësi as me territor Serbinë për humbjet si shtet që ia ka shkaktuar regjimi i Millosheviçit”, tha Kurti.

Ne nuk besojmë që iniciativat rajonale duhet të bëhen pa BE-në brenda. Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është që në të dytën nuk e kemi BE-në”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Albin Kurti iu përgjigj edhe kryeministrit Rama i cili tha se ata që janë kundër “Ballkanit të Hapur” besojnë te teoritë e konspiracionit. “Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. A e keni pyetur për çfarë teorie konsipracioni flet?!”, tha Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura