Kur kryeministri Rama ndante çmimet e fituesve në “Kënga Magjike”(VIDEO)

Dec 15, 2017 | 20:56
SHPËRNDAJE

‘’Kënga Magjike’’ edicionin e parë e nisi në vitin 1999, ku si një ndër festivalet më të mëdha të muzikës në trojet shqiptare, rriti shumë breza dhe popullarizoi shumë emra të këngëtarëve shqiptar të cilët tashmë po korrin suksese edhe ndërkombëtare. Ky festival mirëpriti emra të shumtë si për të kënduar në atë skenë të madhe që sjell emocion, ashtu edhe për të ndarë çmime. 2 çmime të dy edicioneve të ndryshme të “Kënga Magjike”, i ka ndarë edhe kryeministri  Edi Rama.

Kështu Rama ndau çmimin e parë të edicionit të parë të “Kënga Magjike”, çmim ky që i takoi këngëtares Elsa Lila me këngën “Vetëm një fjalë”, shkruan KultPlus. Ndërsa çmimin e dytë kryeministri Edi Rama e ndau në vitin 2002, çmim ky që shkoi për Mira Konçin me këngë “E pathëna fjalë”. Një çmim në vitin 2000 e pati ndarë edhe këngëtarja e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, çmim ky që u takoi Irma dhe Eranda Libohova me këngën “Një mijë ëndrra”. Sivjet ky festival festoi edicionin e 19-të, ku fituese doli të jetë Anxhela Peristeri me këngë “E çmendur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura