Kultivonin kanabis në parcela, arrestohet 47-vjeçari në periferi të Tiranës, i përfshirë në aktivitet edhe nipi i tij. Procedohet kryeplaku i fshatit

Sep 19, 2021 | 18:33
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës, forcat e komisariatit numër 4, kanë finaluzuar një operacion anti-drogë në Zall-Bastar. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, kishin kultivuar një sasi kanabisi.

kanabis

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se në bashkëpunim me nipin e tij kanë kultivuar kanabis sativa.

Në kuadër të operacionirt të koduar “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR” u vu në pranga Ferid Dedej, 47 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njesisë Administrative Dajt Tiranë.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit  A. Dedej, 17 vjeç dhe Abaz Gjediku, 53 vjeç, banues në Shëngjin i Vogël njësia Administrative Zallbastar, me detyrë kryetar (kryeplak) i fshatit, për veprën penale “shpërdorim detyre”.

“Ndalimi shtetasit Ferid Dedej, u bë pasi në bashkëpunim me nipin e tij të mitur A.D (të cilin e ka shtyrë në krim), në vendin e quajtur “Shëngjini Vogël Zallbastar, janë autorët e kultivimit të një sasie të bimëve të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Cativa”, me lartësi deri në 1.5 metër, nga të cilat u asgjësuan, në vendin e ngjarjes, me anë të djegies”, thotë policia.

Në vijim të veprimeve procedurale gjatë kontrollit banesës së shtetasit Ferid Dedej, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 3 (tre), radio marrëse dhënëse, që përdoreshin nga autorët gjatë kohës që shërbenin në parcele.

– 1 (një), armë e ftohtë thikë,

– 4 (katër), telefona celularë.

– disa veshje që shtetasit, kanë përdorur për t’u kujdesur për bimët narkotike .

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “shtytje të miturit në krim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “prerje paligjshme e pyjeve”, “shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284/2 , 248, 279, 205, dhe 129 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura