VENDIMI/ Kukësi humbet ndeshjen 3-0 me Legian, por nuk përjashtohet nga UEFA

Aug 4, 2015 | 9:35
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës në UEFA i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë skuadrës së Legias së Varshavës pas incidentin përballë Kukësit në Qemal Stafa.

Momenti kur u godit futbollisti i Legias

Ne vendimin e publikuar nga faqja e UEFA-s bëhet e ditur se ekipi i Safet Gjicit është gjobitur me 70 mijë euro si dhe në 2 pjesëmarrjet e ardhshme në kompeticionet europiane do ti luajë ndeshjet pa tifozë.

Ky eshte nje denim mesatar per skuadren kuksiane po te kemi parasysh faktin se ajo rrezikonte te perjashtohej nga kompeticionet europiane. 

Ne kete menyre Kukesi do te kete edhe nje shans te fundit perballe ekipit polak kete te enjte kur te luaje ndeshjen e kthimit ne Varshave. 

Njoftimi per shtyp ne faqen e UEFA-s
Njoftimi per shtyp ne faqen e UEFA-s

Skuadra verilindore ende nuk ka bere te ditur nese do ta apeloje denimin, megjithese mbetet shume pak kohe per ta bere nje gje te tille. 

Ndeshja mes Kukesit dhe Legias se Varshaves u nderpre ne minuten e 52-te pasi nje futbollist polak u godit me gur nga vendi ku ndodheshin tifozet vendas. 

Pas ketij momenti gjyqtari kryesor vendosi nderprerjen e ndeshjes e cila nuk rifilloi me, megjithe kerkesen e skuadres kuksiane per te nxjerre jashte tifozet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura