Kukan vlerëson situatën paszgjedhore: Më e mirë se në të kaluarën. Mirëprita njohjen e rezultatit

Jun 30, 2013 | 15:52
SHPËRNDAJE

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka vleresuar situaten paszgjedhore ne vendin tone, duke theksuar se ajo rezulton më e mirë se në të kaluarën. 

Me anë të një deklarate për shtyp ai ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.

“E vizitova Shqipërinë së bashku me deputetët e tjerë për të vlerësuar situatën politike gjatë procesit zgjedhor. Ne u takuam me liderët e partive kryesore politike dhe patëm diskutime pozitive mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet për demokratizimin dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Mirëpres faktin që rezultati u njoh nga të dyja palët dhe liderët politikë komunikuan me mirësjellje me njëri-tjetrin”, ka thënë Kukan.

Në zgjedhjet paralamentare të 23 qershorit në Shqipëri, fitues ka dalë koalicioni socialist, i udhëhequr nga Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura