Kujtimet e sekretarit personal: Vahid Lama: Si përfundova në burg pas intrigave në KQ

Aug 31, 2012 | 15:11
SHPËRNDAJE

Vahid Lama, në vitin 2004

PËR HERË TË PARË/ Kujtimet e sekretarit personal të diktatorit.

Si përfundova në ferrin e Qafë-Barit pas intrigave në KQ.

“Më akuzuan se kisha mbështetur idenë e tradhtarëve Tuk Jakova e Bedri Spahiu, të dënuar shumë vite më parë”

(vijon numrin e kaluar)

Kur po mbushja 13 vite në paradhomën e Enverit, u gjenda papritur në bankën e të akuzuarit. Goditja ishte përgatitur më herët, sipas një skenari të mirëmenduar. “Besnikët” e aparatit të KQ kishin qëmtuar në bisedat e përbashkëta, madje dhe në ato konfidenciale, shprehje e qëndrime antiparti, reagime jo parimore e deri reaksionare dhe, në garë me njëri tjetrin, ia kishin servirur kreut të Partisë në formë denoncimi. Dikush kishte raportuar se Lama ka cilësuar gomar ministrin e Shëndetësisë dhe atë që e ka emëruar(!). Një tjetër shprehej se kisha folur me lëvdata për “tradhtarin e kombit” Abaz Kupi. Dy-tre syresh përbetoheshin se më kishin dëgjuar duke përçmuar teksin e librit “Kur lindi Partia”, që diktatori sa e kishte hedhur në treg. Haxhi Kroi nga ana tjetër, artikulonte për shefin të tjera qasje antiparti të ndihmësit të Hoxhës. Të gjitha këto ishin përpunuar me mjeshtërinë e djallëzisë dhe sa u gjet momenti i pështatshëm, më vunë para tyre me shpatulla për muri. Ishte vigjilja e Kongresit VIII të Partisë, ku do të merrja pjesë me cilësinë e anëtarit të KQ…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura