Kufiri detar/ Greqia propozon paketë zgjidhjesh për Shqipërinë

May 24, 2016 | 21:14
SHPËRNDAJE

Greqia do t’i propozojë Shqipërisë një paketë zgjidhjesh për të gjitha çështjet dypalëshe.

23407559792_8435b7ac1a_k

Propozimi pritet të bëhet gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të zhvillojë në Tiranë në fillim të muajit qershor.

Mediat greke raportojnë se, propozimi do të bëhet në kuadër të plotësimit dhe maturimit të marrëdhënieve 20-vjeçare të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

Çështja kryesore e diskutueshme mes dy vendeve mbete kufiri detar. Një çështje tjetër sipas tyre është ajo e 11 mijë ushtarëve grek që janë vrarë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-41. Dhe gjithashtu ajo për mbrojtjen e minoritet grek në Shqipëri.

Këto çështje pritet të mbyllen para se Shqipëria të nisë procedurat për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kjo është vizita e dytë në Shqipëri brenda këtij viti e ministrit të Jashtëm grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura