“Ku shkojnë paratë e taksapaguesve?”, ish deputeti: 375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit

Feb 10, 2020 | 10:46
SHPËRNDAJE

spahiu

Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu thotë se janë 375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit, sipas Ministrisë së Financave.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Spahiu nënvizon se “nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve”.

POSTIMI I PLOTE

375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit, raporton Ministria e Financave (KLSH për të njëjtën periudhë raporton dyfishin).

Tani, kur:

Nuk ka rritje pagash e pensionesh prej 7 vitesh,
nuk ka investime direkte në infrastrukturë,
nuk ka subvencione për bujqësinë,
kërkon borxh mbi 700 milion euro per ujësjellësa,
ndërtimim e shkollave dhe spitaleve e ke dhënë me PPP,
ke nivelin më të lartë të taksave dhe tatimeve në rajon,

patjetër që je më i KORRUPTUARI pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura