“Ku janë milionat e vjedhur nga inceneratorët?”- Klevis Balliu: Të dalim çdo ditë për të larguar korrupsionin

Apr 26, 2024 | 12:04
SHPËRNDAJE

Klevis Balliu nga protesta para bashkisë së Tiranës ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin çdo ditë, derisa të largojnë korrupsioni, që sic tha ai ka ‘pushtuar bashkinë’.

protesta para bashkise

Ai tha se ose do të vihet ligji për të gjithë njësoj, ose për asnjë, duke i bërë thirrje edhe forcave të policisë që ti bashkohen protestuesve.

“Ku janë lekët, ku janë qindra miliona euro të marra nga inceneratorët.

Unë ju bën thirrje të nderuar efektive, ne nuk kemi asgjë me ju, ne e kemi me hajdutet. Ju ftoj të na mbështesni, Nëse keni mbështetur qytetarët edhe ju do jeni më mirë nesër. Ne këtu jemi bashkë kundër hajdutit që vjedh cdo ditë.

Këtu o do vihet ligje për të gjithë o per asnje. Ne do dalim cdo ditë, derisa ti kapim dhe ti largojmë. Të ecim përpara për të larguar korrupsionin nga bashkia e Tiranës”, tha Klevis Balliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura