“Ku është katandisur Greqia”- Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Erion Braçe: Merr koburen vramë moj! Jo se do bëhet, por…

Apr 15, 2024 | 21:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pasi Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar si kandidat për eurodeputet Fredi Belerin. Ky i fundit ndodhet në burg për blerje votash.

brace beleri

Braçe shprehet i bindur se Beleri nuk do bëhet eurodeputet, por thekson se kjo “është nam”, duke shkruar “ku është katandisur Greqia”.

“Merr koburen vramë moooj ku është katandisur Greqia.  Një i dënuar penalisht në Greqi në listë për t’u bërë Eurodeputet. Jo se do bëhet, por që kjo është nam, është”, shkruan Braçe.

Partia “Demokracia e re” në Greqi përfshiu në listën e 42 kandidatëve për eurodeputet kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar në Shqipëri nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë me dy vjet burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Zgjedhjet për Parlamentin Europian pritet të mbahen në Greqi më 9 qershor dhe në listën e kandidatëve të Partisë “Demokracia e re” të kryeministrit ë Kyriakos Mitsotakis është edhe Piro Dhima.

Kandidatura e Fredi Belerit për eurodeputet u paraqit në mungesë në konventën e Partisë “Demokracia e re” që u mbajt në Athinë mbrëmjen e së hënës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura