Kryemadhi tregon arsyen e vërtetë për protestën e 27 janarit: Duhet sepse…

Jan 23, 2018 | 21:38
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se 27 janari është tjetër gjë lidhur me protestat e kaluara.

360grade

Kjo është një protestë për sensibilizuar opinionin publik se duhet të protestojmë që Shqipëria është një vend i hapur dhe demokratik

“Ne duhet të pranojmë gabimet që kemi dhe në bazë të tyre duhet të fillojmë një strategji kombëtare pa dallim bindjesh.

Sot, për t’i parë gjërat me një sy tjetër e ndjej se të gjithë jemi përgjegjës për këtë situatë, jo vetëm politika por edhe media dhe shoqëria, duke thënë se ky është problemi im.

Unë them se 27 janari është komplet gjë tjetër për të sensibilizuar opinionin publik se duhet të protestojmë që Shqipëria është një vend i hapur dhe demokratik.

Baza e votuesve të partisë time është rinia. Nëse mua këta votues do të më ikin emigrantë, çfarë do të ndodhë? Po them që po mendoj politikisht. Pjesa kryesore që po ikën nga Shqipëria është shtresa e mesme”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura