Kryeinspektorja e IKMT shkrin degën e Shkodrës, largon nga detyra 6 inspektorë

Jul 18, 2017 | 16:07
SHPËRNDAJE

Kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar tё Mbrojtjes sё Territorit ka shkarkuar nga detyra tё gjithë inspektoret e degës sё IKMT pёr Shkodrёn dhe Lezhёn. Përgjegjësi i degës dhe 6 inspektorёt jane larguar nga detyra per shkak tё neglizhencёs dhe mosveprimit gjatё inspektimit tё territorit pёr ndërtimet pa leje.

maxresdefault

Kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici ёshtё shprehur se tashmё janё nisur nga Tirana inspektorё dhe mjete, pёr tё nderrmarrё veprime tё menjёhershme kundёr ndertimeve pa leje nё zonёn e Velipojёs, apo nё zona tё tjera ku janё vёrejtur.

Bici thotё se pavarёsisht se vendi ndodhet nё sezonin turistik, nga ana e IKMT nuk do tё ketё asnjё lёshim pёr kundervajtёsit e ligjit, apo ata qё e mbyllin sytё e veshёt pёrballё shkelёsve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura