Kryebashkiakët e PD të Përmetit e Dropullit në takimin e Ramës, Shupuli: Nuk kishte udhëzim për ta bojkotuar

Jul 6, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thirri sot një takim me të zgjedhurit e rinj vendor të 61 bashkive, të cilët u shpallën fitues në 21 qershor.

Niko Shupuli

Kryebashkiakët e djathtë vendosën të bojkotojnë këtë takim me argumentin se ai po përdoret nga kreu i qeverisë si shoë politik.

Por, kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli dhe ai i Dropullit, Arqile Decka, vendosën t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë.

I kontaktuar nga Panorama Online, Shupuli thotë se nuk kishte një udhëzim të Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në këtë takim të Ramës me kryebashkiakët.

“Shpresoj të diskutohet konkretisht për, problemtikat që do të ndeshen menjëherë kryetarët e rinj të bashkive, hapat që do të ndërmerren për decentralizimin dhe kalimin e kompetencave tek vendorët, si do të bashkëpunohet konkretisht në dobi të komuniteteve që përfaqësojmë dhe nga të cilët jemi mandatuar. Unë shpresoj që, në takimin me kryeministrin të dëgjoj kryeministrin dhe te degjohem si kryetar i Bashkisë Përmet. Pra , uroj te jete takim normal pune dhe jo te shfrytezohet per shoë politik”, shprehet Shupuli.

Zoti Shupuli, sot kryeministri Rama zhvillon takimin e pare me kryetaret e sapozgjedhur te bashkive. Kryetaret qe i perkasin PD-se duket se nuk do marrin pjese ne takim, kurse ju nga ana tjeter po. Do te thote kjo se po ndaheni nga Partja pa filluar mire detyren?

Unë nuk mund te konfirmoj dot nëse kryetarët e tjerë të zgjedhur nga PD, do marrin pjesë në takim apo jo. Nuk di të ketë ndonjë qëndrim të rakorduar apo udhëzim për mospjesëmarrje në takim. Unë mund tju konfirmoj se, si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Përmet nga banoret e majtë dhe të djathtë të Përmetit, unë do marr pjesë dhe se kjo nuk do të thotë e as mund të keqperdoret apo interpretohet kurresesi si ndarje nga PD. Perkundrazi PD sot pasdite ka organizuar nje takim politik me te zgjedhurit e saj. Eshte takim politik dhe shpresoj të jetë me rëndësi të veçantë. Me aq sa di, aty pritet të diskutohet problematika e zgjedhjeve dhe të njoftohen vendime të rëndësishme strategjike për PD. Unë do të jem në atë takim dhe do ta ndjek me shumë interes.

Me duket se ka nje gje qe nuk shkon ne veprimin tuaj edhe ketej edhe andej, si te thuash me doren edhe tek keku edhe tek byreku…

 te ishin kek dhe byrek po. Por të dy takimet nuk kanë lidhje me këtë dhe nuk kushtëzojnë njeri tjetrin.

Takimi i Kryeministrit me të porsazgjedhurit kryetarë të njësive vendore shpresoj të jetë ( si takim i pare ) pervecse prezantues edhe frytdhënës dhe jo për shoë politik.

Në kuptimin që, shpresoj të diskutohet konkretisht për, problemtikat që do të ndeshen menjëherë kryetarët e rinj të bashkive, hapat që do të ndërmerren për decentralizimin dhe kalimin e kompetencave tek vendorët, si do të bashkëpunohet konkretisht në dobi të komuniteteve që përfaqësojmë dhe nga të cilët jemi mandatuar. Unë shpresoj që, në takimin me kryeministrin të dëgjoj kryeministrin dhe te degjohem si kryetar i Bashkisë Përmet. Pra , uroj te jete takim normal pune dhe jo te shfrytezohet per shoë politik .

Une e di qe populli i Permetit ka bere zgjidhjen e drejte kur votoi per mua si kryetar bashkie . Ka qene zgjidhje e menduar, e pjekur dhe gjakftohte. Nuk ka qene emocionale, nuk ka qene inatcore. Permetaret me dhane voten se besojne tek serioziteti, aftesite dhe ndershmeria ime, besojne tek fjala qe u kam dhene.

Permetaret sot nuk presin qe une te vij ne Tirane dhe te kthehem me thesin te mbushur me para. Ata presin qe une te vij ne takim e ti perfaqesoj denjesisht si popull, si komunitet, jo si mazhorance, as si opozite.

Ata presin qe une te prezantoj hallet e komunitetit tim perpara qeverise, presin qe une si perfaqesues i tyre (jo Kryeministri) te vendos urat e bashkepunimit me qeverine, sikurse u kam premtuar ne fushate. Ndaj une per asnje sekonde nuk kam menduar se une kam zgjidhje tjeter, pervecse te vij ne kete takim qeveritaresh dhe te bej detyren per te cilen jam mandatuar.

Ju ndërkohë nuk do të mungoni as në takimin që ka thirrur Basha pasdite?

Persa i takon takimit te mbasdites, pjesmarrja ne ate takim buron nga natyra e takimit. Ai eshte takim politik i familjes time politike. Aty une marr pjese si perfaqesues politik, sipas te drejtave qe me njeh statuti. Aty nuk shperndahet as kek as byrek. Aty merren vendime politike. Vendime qe kane impakt mbi demokratet e permetit, jo mbi tere komunitetin, jo mbi tere popullin qe une perfaqesoj.

Permetaret dine te ndajne obligimet qe une kam si kryetar bashkie dhe qe i perkasin qeverisjes së Permetit  nga obligimet qe i perkasin politikes. Une besoj se lidershipi im politik do ta mirekuptoje kete gje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura