Autobusi me besimtarë në flakë, identifikohet viktima, 8 të plagosur rëndë

May 27, 2016 | 18:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qendër të qytetit të Krujës. Një autobus i mbushur me turistë, pjesëtarë të Kishës Ortodokse të Vlorës ka marrë flakë pasi ka shpërthyer motori teksa mjeti ka qenë në ecje.

INFORMACIONET ORË PAS ORE:

Ora 15:50 Kryepeshkopi Janullatos në QSUT, viziton besimtaret që desh humbën jetën nga zjarri

Ora 15:15 Identifikohet viktima në autobus: Violeta Gjika, 65 vjeçe nga qyteti i Vlorës.

Ora 14:55 Deputetja e PD Albana Vokshi ishte në QSUT ku vizitoi nga afër të lënduarit nga djegia e autobusit. Shprehu keqardhje për ngjarjen dhe i kerkoi qeverise qe te trajtoje me perparesi ne klinika me te specializuara te lenduarit qe ndodhen me rende.

Ora 14:26 Autobusi që u dogj shërbente për të kryer linjën e transportit Vlorë-Tiranë. Autobusi ishte i blerë para dy muajsh në Itali.

Ora 14:21 Nxirret trupi i pajetë i gruas që u shkrumbua brenda në autobus.

Ora 14:20 Mjeku i QSUT ka deklaruar se 8 pacientë janë me mbi 80% djegie në trup.

Ora 14:00 Transportohen të gjithë të lënduarit nga spitali i Krujës drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të plagëve nga djegiet

Ora 13:20 Ja gruaja e 10-të e plagosur që mbërriti në Repartin e Djegie Plastikës në QSUT.

mberrin e plagosura e 10-te
mberrin e plagosura e 10-te

Ora 13:18 Mbërrin në QSUT edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Ora 13:10 Zbardhet lista e emrave të besimtarëve të plagosur. (lexoni këtu)

Ora 13:07 Sipas ministrit Ilir Beqaj janë gjithsej 12 të plagosur, 2 të fundit po mbërrijnë në Tiranë në rrugë tokësore sepse nuk janë në gjendje të rëndë.


Mberrijne ne qsut te plagosurit nga djegia e… by gazeta-panorama

Ora 13:00 Mbërrijnë edhe dy gra të plagosura në QSUT. Ato janë në gjendje më të stabilizuar se 8 të tjerat që ndodhen në gjendje të rëndë.

Ora 12:49 Mbërrin e plagosura e 8 në spitalin e kryeqytetit, teksa aty ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

13288876_10154086121688260_861071531_n 13292921_10154086121518260_576931127_n 13296231_10154086116283260_734671423_n

Ora 12:44 Mbërrin helikopteri i dytë me të plagosur në Repartin e Djegie Plastikës në QSUT.

Ora 12:36 Rëndohet bilanci i djegies së autobusit me besimtarë në qytetin e Krujës mesditën e sotme. Dyshohet se mund të jenë dy viktima.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Krujës i cili tha se një person ka humbur jetën rrugës për në spital teksa një tjetër në vendngjarje megjithatë sipas tij kjo pritet të konfirmohet.

nje nga te plagosurat mberrin ne QSUT
nje nga te plagosurat mberrin ne QSUT

Ora 12:35 Drejtori i Spitalit të Krujës Arbër Kurti, në një komunikim me “Neës24”, tha se në spitalin e tij mbërritën gjithsej 8 të lënduar, 5 prej tyre të lënduar më lehtë dhe 3 në gjendje të rëndë, por sipas tij të gjithë janë nisur drejt Tiranës për shkak të djegieve të marra. Sipas tij, dyshohet se ka 2 viktima.

13295102_10154086115748260_2107985864_n

Ora 12:25 Kanë mbërritur katër të plagosurit e parë nga djegia e autobusit me besimtarë në Krujë. Ata janë dërguar në Repartin e Djegie Plastikës në Sptialin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Mësohet se 10 persona janë në gjendje të rëndë me djegie të gradës së lartë.


Autobusi ne Kruje mberrijne ne QSUT te… by gazeta-panorama

Ora 11:30: Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qendër të qytetit të Krujës. Një autobus i mbushur me turistë, pjesëtarë të Kishës Ortodokse të Vlorës ka marrë flakë pasi ka shpërthyer motori teksa mjeti ka qenë në ecje.

vendi i ngjarjes
vendi i ngjarjes

Personat e lënduar nga flakët e zjarrit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, por për shkak të djegieve të shumta më pas ata janë nisur drejt Tiranës.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje së bashku me zjarrëfikëset shuan zjarrin.

Autobusi mësohet se ka shpërthyer menjëherë në flakë dhe një grua ka mbetur brenda tij e cila dyshohet se ka ndërruar jetë.

Brenda autobusit ndodheshin përfaqësues të Kishës Ungjillore. Mësohet se janë 12 persona në total me djegie të rënda.

Detaje të tjera priten në vijim. Fillimisht pati informacione kontradiktore lidhur me personat që ishin në automjet, madje u raportua se mund të ishin nxënës shkolle, por zyrtarisht policia konfirmoi se bëhej fjalë për pjesëtarë të një kishe në Vlorë.

zjarr2 zjarr1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura