Krizë në martesën e Tunës dhe Patrisit ? Ja veprimi që ngre dyshime për raportin mes tyre

Nov 25, 2017 | 11:07
SHPËRNDAJE

Që pas lindjes së Tianit, Tuna ia ka kushtuar të gjithë kohën vogëlushit dhe familjes së saj të re. Nëpërmjet publikimeve në rrjetet sociale ata janë dukur një familje e lumtur dhe Tuna krenare për babain e djalit të saj, por duket se së fundmi ka zhvillime në raportin ndërmjet çiftit.

“Prive” shkruan se çifti është duke kaluar një situatë jo fort të mirë. Kjo edhe sepse Tuna ka vendosur ta largojë Patrisin nga lista e miqve të saj në “Instagram” dhe e ka hequr gjithashtu edhe nga “Instagrami” i të birit të cilin ajo e menaxhon vetë.

E njëjta gjë nuk ka ndodhur nga ana e Patrisit. Një situatë e pazakontë, por që sigurisht presim një konfirmimin nga vetë protagonistët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura