Krizë mes Graciano Taganit dhe Argjira Spancës? Nëna e balerinit flet për marrëdhënien e çiftit

Apr 15, 2024 | 9:03
SHPËRNDAJE

Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Kjo e fundit nuk ka postuar më mesazhe mbështetëse në “Instagram” për balerinin përveç rastit të djeshëm pas rrëfimit të historisë së jetës së tij.

graciano tagani argjira spanca3

Nëna e Gracianos nga ana tjetër në një intervistë për “Fan Club” nuk ka pranuar të japë një përgjigje për ndarjen e tyre, ndërsa theksoi se gëzon respekt për Argjirën.

“E kam parë atë moment më ka prekur shumë sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për në për familjen e tij”. Në studio ajo u pyet edhe për ndarjen nga Argjira. Kanë qarkulluar disa lajme për një krisje mes Gracianos dhe Argjirës cili është komenti yt?

“Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim. Sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm dhe pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij dhe pse jo të jetë fitues i asaj loje. Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ dhe më ka ndjekur. Respekti jonë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj”.

Pak kohë më parë Graciano Tagani është bërë përsëri pjesë e formatit të ‘BBV3’. Gjatë qëndrimit të tij muajve të kaluar në shtëpi, ai pati një mbështetje të madhe prej partneres së tij, Argjirës. Mirëpo tani që është përsëri pjesë e formatit nuk kemi parë asnjë postim mbështetës prej Argjirës për Gracianon, por as ky i fundit nuk e ka përmendur asnjëherë atë deri pak momente më parë.

Kjo gjë ngriti shumë dyshime teksa të gjithë aludonin për një krisje në marrëdhënien e dyshes. Teksa qëndronte me një pjesë të banorëve, Graciano ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me marrëdhënien që ka me Argjirën duke thënë: “S’jam martuar. Jemi njohur përpara 6 vitesh, edhe kaq…

Nuk dua ta prek shumë por di të të them vetëm kaq, për mua është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë dhe më ka ndryshuar jeta. Jemi gjithçka!”. Në kohën kur Graciano ishte pjesë e lojës për herë të parë, moderatorja reagoi ashpër edhe për bullizimin që iu bë balerinit në shtëpi. Ajo tregoi se ka parë shumë komentesh, nga ato më bullizueset deri te mesazhet me mallkime, urimet për vdekje dhe shumë të tjerë, ndërsa iu kërkoi njerëzve që mos të bullizojnë pasi ato kanë marrë dhe mund të marrin shumë jetë njerëzish.

“Fenomeni ‘cyberbullying’ është një ndër gjërat më të shpifura në kohët moderne. Ky fenomen ka marrë jetë të tëra dhe ne si njerëz prap nuk mësojmë nga gabimet që bëjmë. Ditët e fundit kam parë lloj-lloj komentesh, foto krahasuese, bullizuese, mesazhe me mallkime, mesazhe me urim vdekje dhe çdo gjë tjetër të errët që mund të mendojë mendja e një njeriu. Fatmirësisht kam një jetë të mbushur me plot dashuri dhe mirësi dhe këto komente nuk kanë impakt aq negative tek unë, fakti që gjithashtu jemi pjesë e ekranit na ka bërë me të fortë kundrejt këtij fenomeni sepse jemi më të ekspozuar ndaj urrejtjes.

Po e bëj këtë shkrim me urimin që kjo ‘story’ do të shkojë te të gjithë familjarët e atyre që janë për momentin pjesë e ‘BBV.AL’! Sot mund të jetë personi im dhe personi juaj, nëser mund të jetë dikujt tjetër. Shpresoj të gjeni forcën të dilni sipër mentalitetit idiotik të komentuesve të flaktë të këtij formati, të cilët kanë një urrejtje të pashterruar. Ju e njihni shumë mirë shpirtin, dashurinë, anën e mirë dhe të keqe të partnerit /partneres, motrës, vëllaut, mamasë, babait tuaj që është aty brenda”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura