Kriza në Greqi, Euklid Cakalotos emërohet ministër Financash. Kush është akademiku oponent i ‘Grexit’?

Jul 6, 2015 | 16:29
SHPËRNDAJE

UPDATE/Pas dorëheqjes së Janis Varufakis, qeveria greke ka emëruar ministër të Financave Euklid Cakalotosin.

Ish-ministri i Financave, Varufakis dhe pasardhësi Cakalotos

Por kush është ai? Cakalotosi është personi që mori në dorë negociatat me kreditorët dhe BE-në për çështjen e borxhit në muajin prill dhe ai njihet si proeuropian dhe oponent i Grexit.

Cakalotulos ka studiuar në Oksford për Ekonomi dhe është një figurë mjaft e njohur në Londër.

Ministri i ri 55-vjeçar ka lindur në Roterdam dhe përpara se të bëhej ministër ka qenë truri i politikave ekonomike të qeverisë së SYRIZA-s.

Ndryshe nga Varufakis, Cakalotulos nuk është një i ri në SYRIZA. Ai ka qenë anëtar partie për më shumë se një dekade dhe është deputet që nga viti 2012.

Ndryshe nga të tjerët, Cakalotos ka një edukim perëndimor dhe është akademik më shumë sesa politikan karriere. Ai jep mësim në Universitetin e Kentit në Britani dhe në atë të Athinës.

Ai është autor i gjashtë librave ku më i fundit tenton të zbërthejë shkaqet e krizës greke. Por ndryshe nga shumë majtistë në SYRIZA, Cakalotos është person që kërkon ta mbajë Greqinë në BE dhe Eurozonë. 

Putin i telefonon Ciprasit

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka pritur një telefonatë nga presidenti rus Vladimir Putin. Mediat greke raportojnë se telefonata ka qenë kërkesë e Putinit dhe është mbajtur në pushim të takimit të sotëm të Cipras në Bruksel.

 

Gjate nje takimi Cipras-Putin

Pjesë e bisedës, si referojnë mediat, por edhe konfirmuar nga Kremlini, ka qenë rezultati i referendumit grek.

Sipas të njëjtave burim, Putin i shprehu Csiprasit mbështetjen për popullin grek “për kapërcimin e vështirësive.”

Nuk thuhet asgjë nëse pjesë e bisedës të ketë qenë mundësia lidhur me ndonjë ndihmë financiare nga Rusia.

Më herët mediat folen për nënshkrimin e një marrëveshje të mundshme të energjisë në mes të dy vendeve.

Me heret Cipras vizitoi Moskën ku foli me Putin mbi krizën greke dhe pjesëmarrjen e të dy vendeve në projektin e gazsjellesit rus ne Evropë nëpërmjet Turqisë.

 ora 12.30 

Porta mbetet ende e hapur, por pas rezultatit të referendumit “per momentin nuk ka alternativa të reha për programin e ndihmës”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, gjatë një konference për shtyp nga Berlini.

Një ditë pas JO pa hezitim të grekëve, fjalë të rënda vijnë edhe nga anëtari  bordit të BQE-së, Christian Noyer. 

06:30 
Ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti që mbante. Vendimi vjen vetëm disa orë pasi populli grek i tha prerë e qartë JO masave shtrënguese të kreditorëve, përmes referendumit të 5 korrikut.  


Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministri përmes twitterit, ku shkruan: “ Sot po lë Ministrinë e Financave greke”.

Sipas tij, dorëheqja mendon do t’i shërbejë arritjes së një marrëveshje me Eurogrupin, duke qenë se vetë kreu i financave ka pohuar se prania e tij në takime nuk ka qenë shumë e dëshiruar. 

Dorëhiqet kreu i opozitës, Antonis Samaras. Rreth 60 % e grekëve votuan ‘Jo’ ndaj masave të kreditorëve 

UPDATE/ Pas mbylljes së votimit për referendumin, grekët duket se i kanë thënë “Jo” masave shtrënguese të kreditorëve dhe kërkojnë një tjetër marrëveshje.

Greket qe festojne ne sheshin qendror ne Athine (foto marre nga ‘Kathimerini’)

Ora 23:00
Me publikimin e rezultateve të para, lideri i opozitës në Greqi, Antonis Samaras, dha dorëheqjen. Para votimit të së dielës, Samaras kishte kërkuar që grekët të votonin për “Po”, ndaj masave shtrënguese të kreditorëve.

Antonis Samaras

Ora 21:00
Mediat ndërkombëtare thonë se sipas rezultateve të para, rreth 60 për qind e grekëve ka votuar për “Jo” në referendumin e së dielës, ndërsa zyrtarët e Qeverisë janë gati për të kërkuar para për bankat e tyre. Mësohet se përfaqësues të qeverisë greke kanë thënë se janë gati për një marrëveshje edhe brenda 48 orëve. Po sipas mediave ndërkombëtare, kancelaria gjermane, Merkel pritet të zhvillojë një takim ditën e hënë me presidentin francez, Holande, ku në fokus të bisedimeve do të jetë situata në Greqi pas votimit.

Ora 19:00
Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e së dielës në Greqi. Sipas sondazheve të publikuara në televizionet greke, votat për “Jo” ndaj masave shtrënguese janë në avantazh ndaj atyre grekëve që kanë votuar me “Pro”.

Sipas televizionit ATN1, rezulton se 51 për qind e grekëve është shprehur për “Jo”, ndërsa 37 për qind janë thënë “PO”. Po kështu televizioni “Mega” thotë se me “Jo” janë shprehur 51.5 për qind e votuesve, ndërsa me “JO”, vetëm 48.5 për qind.

Një tjetër sondazh i kryer nga “Skai” thuhet se 52 për qind mbështesin “Jo”, dhe 48 “Po”.

Sipas mediave në Greqi, pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 65 për qind, mëse e vlefshme për të kaluar kuotën 40 %, që referendumi të quhet i vlefshëm.  

 

Kryeministri grek duke votuar

Ora 10:00

Miliona grekë janë drejtuar ditën e sotme drejt kutive të votimit në referendumin që pritet të përcaktojë të ardhmen e Greqisë dhe krizës së saj.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale dhe do të mbyllen pasdite. Qeveria greke ka bërë edhe sot thirrje për të votuar kundër propozimeve të kreditorëve.

Por opozita greke thotë se një votë kundër propozimeve do të thotë votë kundër BE-së, çka do ta nxjerrë Greqinë nga Eurozona dhe BE-ja.

E veçanta e këtij referendumi është se grekët vetë janë të ndarë mes votës kundër dhe pro. Diferenca është e ngushtë dhe këtë e tregojnë edhe sondazhet.

Ciprasi është parë të votojë në një nga qendrat e votimit në Athinë, po ashtu edhe Presidenti grek.  Liderët e qeverisë së SYRIZA-s i kanë kritikuar kushtet e ndihmës financiare duke i cilësuar si poshtëruese.

Ata refuzojnë që të ndërmarrin masa shtrënguese. Por nga ana tjetër, kreditorët paralajmërojnë se një votë kundër propozimeve të tyre do ta çojë Greqinë në kolaps, pasi do të ndërpriten financimet emergjente të bankave greke, çka e nxjerr Greqinë nga Eurozona.

Ndërkohë ministri gjerman I financave Uolfgang Shojble, një prej kritikëve më të ashpër ndaj Greqisë tha dje se nëse do të vendoset për largim nga eurozona, kjo do të jetë e përkohshme. Gjithsesi, sipas tij, vetëm grekët mund ti përgjigjen kësaj pyetje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura