Krimet e luftës, Gjykata dënon me burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal

Dec 7, 2019 | 16:55
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore e Prishtinës, për herë të parë ka dënuar me burgim një politikan, i cili ka mbajtur funksione politike brenda institucioneve të larta të Kosovës.

krimert

Arrestimi i tij është bërë për shkak të nxitjes dhe përhapjes publikisht të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovë, të cilat sanksionohen me Nenin 147 të Kodit Penal të Kosovës.

Ivan Todosijeviq, ish-ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, më 5 dhjetor të këtij viti, është dënuar me 2 vjet burgim, shkruan rel. Siç thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës arrestimi i tij është bërë “duke e keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës”.

Megjithatë, ky vendim është i shkallës së parë dhe kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Më 24 mars 2019, Todosijeviq, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura