KQZ bën publike shpenzimet e PD, u harxhuan 28 milionë lekë më shumë se të ardhurat

Mar 21, 2018 | 9:43
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka bërë publike raportin e plotë financiar të Partisë Demokratike. Në këtë raport janë të përpiluara të gjitha shpenzimet dhe zërat e tyre përkatës në të gjithë buxhetin e harxhuar.

Raporti tregon se burimet e të ardhurave për Partinë Demokratike, jajë nga anëtarësia që kapin një vlerë të konsiderueshme, të ardhura nga buxheti i shteti dhe nga donacione të ndryshe jashtë partie.

RAPORTI I PLOTË

Nga raporti zbulohet edhe shifra e deklaruar nga PD e shpenzuar për konsulenca prej rreth 31.2 milionë lekë.

Sipas këtij raporti në zërin “Shërbime të tjera” thuhet se për shërbime dhe konsulenca janë shpenzuar 31.264.480.

Prej tyre 4 milion e 800 mijë kanë shkuar për aktivitetin normal të partisë, ndërsa pjesa tjetër prej 26 milion e 400 mijë lekësh për fushatën zgjedhore.

Raporti për PD

Shpenzime dhe konsulenca 31 milionë e 264. 480
Shpenzime te aktivitetit normal 4 milionë e 858 mijë e 602 lekë
Fushata zgjedhore jane 26 milionë e 402 mijë e 878 lekë
Totali i shopenzimeve 158 milionë e 843 mijë e 517

PD raporti financiar

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura