Kosovë/ 24 viktima dhe 357 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Sep 14, 2021 | 15:39
SHPËRNDAJE

koronavirusikosove

Kosova ka shënuar 24 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar dhe 357 raste të reja nga 7.027 testime të kryera në total.

Sipas autoriteteve 1.498 persona janë shëruar derisa 15.835 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 157.000 raste të infektimit.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 369.033 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 697.914 persona kanë marrë dozën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura