Kosovë/ 19 viktima dhe mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19

Sep 17, 2021 | 16:13
SHPËRNDAJE

Shifra të larta vdekjesh edhe kete të premte në Kosovë per shkak te koronavirusit.

spital covid kosove

Sipas ministrisw sw Shwndetwsisw janë regjistruar 19 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2,878.

Sipas raportit ditor, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 279 raste të reja bazuar në 6,079 mostra të testuara.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive mbeten 12.464.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura