Kosova regjistron vetëm një të vdekur nga Covid. Ja sa persona u infektuan në 24 orët e fundit

Sep 15, 2020 | 15:07
SHPËRNDAJE

kosoveKëtë të martë Kosova ka shënuar 71 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 608 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,378.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura