Kosova kaloi me sukses hapin e parë, Daçiç: Vendimi i Asamblesë Parlamentare të KiE-së kërcënon integritetin territorial të Serbisë

Mar 27, 2024 | 19:39
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se vendimi i së mërkurës që është marrë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë institucion është i turpshëm dhe skandaloz. 

Dacic

Sipas tij, ky vendim kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Evropës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës, sepse bëhet fjalë për pranimin një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daçiç, raportoi mediumi serb “Tanjug”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura