‘Korrigjoni vendimin e qeverisë’, Luan Rama i drejtohet kryeministrit: Përfshini edhe Lezhën te emergjenca, 250 shtëpi të dëmtuara

| 14:13
SHPËRNDAJE

Pas vendimit te mengjesit te sotem te kryeminstrit Rama per te perfshire ne zonen e emergjences edhe Laçin, perpos Durresit e Tiranes, duke pohuar se ndan te njejtin shqetesim me liderin e PD-se, Basha, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i drejtohet me nje propozim kryeqeveritarit.luan-rama-701x468-1

Ai i propozon me anë të një statusi në fb kryeministrit Rama që bashkë me Laçin, duhet përfshirë në të njejtin program edhe Lezha me rreth 250 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Në fakt zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka kërkuar që pasi ra tërmeti i 26 nëntorit që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e pasi qeveria e bëri këtë për qarqet Durrës dhe Tiranë, zëvendëskryetari i LSI-së i kujtoi qeverisë se ka harruar qarkun e Lezhës.

Ai ka kërkuar që pasi ra tërmeti i 26 nëntorit, qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e pasi qeveria e bëri këtë për qarqet Durrës dhe Tiranë, zëvendëskryetari i LSI-së i kujtoi qeverisë se ka harruar qarkun e Lezhës.

“Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimetër, them se na përputhen shqetësimet dhe idetë, theksoi kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program”- tha Rama.

Ja postimi i plotë i zëvendëskryetarit të LSI-së:

Qeveria korrigjon vendimin: përfshin Laçin në perimetrin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por “harron” Lezhën me rreth 250 shtëpi të dëmtuara!

Qeveria duhet ta rishohë e ta rikonceptojë sërish vendimin e vet për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore siç bëri sot, duke përfshirë në perimetrin e përgjegjësisë shtetërore sipas ligjit për emergjencat civile bashkë me qarkun e Durrësit dhe të Tiranës, edhe Laçin ose më saktë bashkinë e Kurbinit.

Por, nëse kryeministri apo ata që e informojnë në qeverinë e tij nuk e dinë, po e informoj unë publikisht se dëme të rënda tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar edhe në bashkinë e Lezhës, ku sipas verifikimeve të bëra nga autoritetet zyrtare rezultojnë të dëmtuara rreth 250 shtëpi.

Prandaj, duhet përfshirë edhe Lezha në perimetrin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Këtë e imponon ligji dhe përfshirja ose jo në vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk është “dhuratë” që bën kryeministri, por shfaqje dhe marrje përgjegjësie nga ana e shtetit për të gjithë të dëmtuarit nga një fatkeqësi natyrore siç është edhe tërmeti.

Pra zoti kryeministër, meqë e përfshitë edhe Laçin në perimetrin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pasi siç e thatë ju vetë dëgjuat zërin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, mos e harroni edhe Lezhën me rreth 250 shtëpi dhe objekte të dëmtuara dhe përfshijeni edhe atë, sepse edhe të dëmtuarit nga tërmeti në bashkinë e Lezhës janë në nevojë e shteti duhet t’i ndihmojë edhe ata njësoj si të dëmtuarit në qarkun e Durrësit, të Tiranës dhe të Laçit!

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.