Koronavirusi/ Regjistrohen tre viktima dhe 163 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Jun 26, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

Vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 163 raste të reja.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe tre persona nga koronavirusi.

koronavirus-maqedoni-696x435

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 5 758, numri i të shëruarve në 2 206, ndërsa numri i viktimave në 268.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 3 284.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura