Koronavirusi/ “Kjo ‘strategji’ po na çon ne kolaps”- Tritan Shehu jep gjashtë masa që duhet të ndërmerren në mënyrë të menjëhershme

Mar 12, 2020 | 17:29
SHPËRNDAJE

Ish-deputet demokrat me profesion mjek, Tritan Shehu, kërkon nga qeveria që të krijohen qendra të reja laboratorike jashtë dhe larg Institutit të Shëndetit Publik, pasi sipas tij, ky institut nuk mund ta përballojë situatën e krijuar.

tritan-shehu-762x450

Me shpalljen e pandemisë nga OBSH, Shehu thotë se pandemi nuk do thotë që të lësh të infektuarit në shtëpi e as të koncentroheni vetëm në Tiranë ku kolapsi na pret.

Shehu thotë gjithashtu, se në këtë fazë është e rëndësishme të fuqizohet terapia intensive.

Reagimi i plotë:

Jo për “panik”, kjo “strategji” po na çon ne kolaps, kujdes!

Katerciperisht jo i përshtatshëm qëndrimi ndaj kornavirusit në vendin tonë, qe prej janarit me humbje kohe, amulli në strategji e terren; duhet ndryshuar kursi sa nuk është tepër vonë (vonë jemi).

Aktualisht shpallja e “pandemisë” nuk do te thotë te ndryshoje qëndrimi ndaj dedektimit e trajtimit të çdo rasti, te lehte apo te rende, kjo nuk ka te beje me betejën në terrenin tonë, ajo ka te beje me përhapjen botërore të infeksionit, çdo vend merr masat e tij në lufte, pra:

— Mos u fshihni mbas OBSh e ketyre percaktimeve, direktivat e saj jane shume te pergjitheshme e bazale, qe te jene te vlefeshme edhe per Afriken Qendrore edhe per Gjermaninë, mekanizmat, strategjitë, taktikat lidhen me secilin.

—Krijoni menjehere qendra laboratorike edhe jashte e larg ISHP, vetem ajo nuk po e perballon dot e do te gaboje, pajisini ato me aparature e kite.

Termi pandemi nuk ka te beje me reduktimin e ekzaminimeve ne raport me perhapjen, eshte shume e gabuar ta interpretoni keshtu, perkundrazi.

—Mos u bazoni vetem te 127, po ben kolaps, nuk ka kapacitet per kete “loje” kaq te madhe. Fusni ne “loje” lojtarin kryesor, mjekun e familjes e paresorin, duke e instruktuar, pajisur me mjetet mbrojtese e klinike, me kapacitet e transportit e komunikimit per 24 ore me pacientet.

—Pandemi nuk do thote qe te lesh te infektuarit ne shtepi e as te koncentroheni vetem ne Tirane ku kolapsi na pret, pra aktivizoni repartet infektive me 25-30 ne cdo qark e sa me poshte.

—Pandemi nuk do te thote te heqesh dore nga karantinimi shteteror, pra te shpallesh kolapsin e shtetit, duke pasur vetem nje te tille ne Durres qe do “pelcase”, do te thote qe te krijojme nje rjet te tille ne te gjithe territorin.

—Ndoshta me e rendesishmja per fazat qe do te arrijne eshte “Fuqizoni Terapite Intensive” kapacitet e varfera te te ciles jane aktualisht te ezauruara, aktivizoni ato jo vetem ne Tirane, qe nuk do te mund te perballoje nevojat mbas pak (qofsha i gabuar), duke importuar urgjent se paku pajisjet e plota per mbi 200 poste te dedikuara.

Perseritja e ketyre nuk demton, perdorja kercenueses e akuzes “panik”, jo vetem nuk garanton asgje, perkundrazi te le te biesh ne…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura