Koronavirusi, ish-drejtuesi i Policisë paralajmëron nga Shkodra: Emigrantët që nuk vetëizolohen, do marrin gjoba

Mar 11, 2020 | 14:30
SHPËRNDAJE

Ish-drejtuesi i Policisë, Niko Brahimaj nga Shkodra i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vijë nga Italia të vetëizolohen, me qëllim mospërhapjen e koronavirusit edhe nëse janë mbartës.

brahimaj 2

Brahimaj theksoi se nëse qytetarët që janë ardhur nga jashtë kapen duke qarkulluar në rrugë di të ndëshkohen me gjobë.

“Të vetëkarantinohen për afatin që tashmë ministria e shëndetësisë tashmë e ka bërë të ditur. Nëse këta qytetarë nuk vetkarantinohen dhe konstatohen nga forcat e policisë ne do të vendosim gjobë. Gjoba është goxha e lartë, ka vlerë. Shtetasit janë regjistruar dhe duhet se kush ka dalë jashtë. Por asnjë tolerim ndaj kujt do që do të shkelë rregullin”, tha Brahimaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura