Koronavirusi/ Deri kur do të vijojnë masat kufizuese? Kryeministri Rama: Një luftë që mund të zgjasë shumë. Një qasje alternative…

Mar 26, 2020 | 21:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se lufta ndaj koronavirusit mund të zgjasë shumë, ndërsa nuk tha se deri kur do të shtrihen masat kufizuese.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Real Story”, Rama u shpreh se askush nuk mund ta di se sa do të zgjasë kjo situatë, por shtoi se është për t’u parë, nëse do të mund të gjendet një mënyrë alternative.

ramammi

“Kjo është një luftë dhe është e panjohur në historinë e njerëzimit, me një armik që njerëzimi nuk ja di ilaçin, nuk di si të reagojë dhe e vetmja gjë që bën është të mbrohet. Ky armik nuk zmbrapset, thjesht ndalohet të përparojë me shpejtësi. Sa do të zgjasë kjo, askush nuk e di, këtë e kam thënë që në fillim. Kjo është një luftë që mund të zgjasë dhe mund të zgjasë shumë. Pastaj sa mund të gjendet një qasje alternative, do ta shohim. E tentoi kryeministri britanik dhe sot është duke marrë ulëritur për të marrë masat. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo nuk është situatë e stimulua, por luftë reale”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura