Koronavirusi/ “Bashkimi bën fuqinë” – Presidenti Meta kërkon që mjekët e dalë në pension të kthehen në shërbim të qytetarëve

Mar 10, 2020 | 14:39
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan se përballimi me sukses i koronavirusit për të mos lejuar përhapjen e saj kërkon përgjegjshmëri.

meta

Teksa ka shpërndarë një opinion të profesor Isuf Kalos, i botuar edhe në “Panorama Online”, Meta thekson se përballimi i kësaj situate kërkon padyshim edhe përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor.

“Përballimi me sukses dhe përgjegjshmëri, kërkon pikërisht përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor. BASHKIMI BËN FUQINË!” shkruan Presidenti, në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura