Koronavirusi/ Ambasada e SHBA nxjerr tjetër mesazh, çfarë u kërkon qytetarëve amerikanë

Mar 11, 2020 | 9:41
SHPËRNDAJE

tra

Ambasada amerikane ka nxjerrë informacion për qytetarët e saj që jetojnë në Tiranë, lidhur me masat që ka marrë qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes dhe prekjes nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan:

“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës.

Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19”

https://al.usembassy.gov/u-s-citizen-services/security-and-travel-information/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura