Koronavirus/ Maqedonia e Veriut konfirmon rastin e parë të infektuar me virusin vdekjeprurës

Feb 26, 2020 | 17:05
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus në vend, duke zgjeruar hartën e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka ende informacione mbi personin e infektuar.

EF2FB4E9-2570-41E5-9978-DA153D11FA6F_w1023_r1_s

Deri më tani, koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura