Emri/ 35 vjeçari në gjendje të rëndë, qëllohet me thikë gjatë një konflikti. Policia jep sqarime për ngjarjen

Mar 12, 2020 | 22:32
SHPËRNDAJE

Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

policia-elbasan-naten

Policia lokale bën me dije se i plagosuri Ervin Pulaha, ka përfunduar në spitalin rajonal të qytetit.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë pasi është qëlluar në afërsi të zemrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.

Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura