Kontenieri i tretë që sekuestrohet, kapen në Durrës 2500 koli cigaresh kontrabandë me vlerë 184 mln lekë

Jul 12, 2019 | 19:59
SHPËRNDAJE

Sekuestrohen afro 2500 koli cigaresh në Durrës, të cilat po transportoheshin kontrabandë. Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.560-341-b6c3d8c86ca92c488f137f6c5afa1b57Vlera e këtij malli nesë ai do të hidhej në treg përllogaritet 184.6 milion lekë.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “, parashikuar nga neni 149/a I K.Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe me partnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet hetimore.

560-341-4be9dc4d85503a1ac456a738d6dde57c 560-341-f127126b6f9e393f9c8ddc1c0aa15c85 560-341-e3db9f710d2fc4a39cff69c66191f3a2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura