Konte kërkon blerje në merkato, shfaqen emrat e parë si “dhurata” për trajnerin e Interit

Nov 7, 2019 | 13:30
SHPËRNDAJE

Sezoni i merkatos së janarit po afron, dhe tek Interi po mendojnë që të plotësojnë dëshirat e Antonio Kontes, i cili ka kërkuar përforcime për ekipin e tij.

rodrigo de pol

“Corriere dello Sport” shkruan se dy emrat më të nxehtë për momentin në kampin zikaltër janë Rodrigo De Pol i Udinezes, si edhe Kristian Kuame nga Xhenoa.

Vëmendja javët e fundit është kthyer tek De Pol, një profil lojtari që do i garantonte kualitet në mesfushë. Operacioni nuk është i thjeshtë, pasi së fundmi argjentinasi ka rinovuar me Udinezen, dhe kartoni i tij vlerësohet në rreth 35 milionë euro.

kuame

Një ide tjetër për sulmin, është Kuame nga Xhenoa, ku duke parë marrëdhëniet mjaft të mira me presidentin Preciosi, mund të mendohet edhe një shkëmbim me Petanjën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura