Konflikti me Turqinë/ Mesazhi i ministrit grek në Tiranë: Po përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë, Ankarasë t’i ndalohet…

Oct 20, 2020 | 14:05
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka sjellë në vëmendje me shqetësim në konferencën me kryeministrin Edi Rama, konfliktin e krijuar mes shtetit grek dhe Turqisë lidhur me kërkimin e gazit në Mesdheun Lindor.

Sipas ministrit grek, ai ka kërkuar nga homologët e tij evropianë të ndalojë “eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë”, pasi këto tha ai, “përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë”.

Dendias ka nënvizuar në fjalën e tij se kundrejt përpjekjeve që bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të prespektivës evropiane, Turqia “që është akoma vend kandidat nuk po lëviz në këtë drejtim, madje lëviz në drejtim të kundërt”.

“I referohem fqinjit tonë, Turqisë që vazhdon të shkelë cdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike dhe ekonomike.

Jam detyruar ti dërgojë një shkresë komisionerit të zgjerimit duke theksuar se Turqia që po shkel unionin doganor e duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë.
Gjithashtu kam vendosur këtë cështje me keqardhje madje, që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në të gjithë dimensionin e tyre madhe deri në tërheqjen e unionit doganor si ide e qartë për shkeljet që krijon sjellja e Turqisë.

Kam theksuar gjithashtu edhe tek homologët e mi evropianë, ministrat e Jashtëm veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdheun Lindor e theksova nevojën të ndalojë eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë se përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë.

Zoti kryeministër, po e mbyll fjalën time me: ajo që ne duhet të ndërtojmë të gjithë bashkë, është të kemi një të ardhme paqësore me begati për të gjithë. Kësaj përpjekje i shërben prezenca ime sot në Tiranë“, tha Dendias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura