Konflikti brenda partisë, Gjinushi i mbijeton “komplotit”

Feb 11, 2016 | 17:28
SHPËRNDAJE

Skënder Gjinushi duket se i ka mbijetuar një tentative për ta rrëzuar nga posti i kryetarit të Partisë Social Demokrate. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Gjinushi ka shkarkuar nga detyra “komplotistët”, kryetarin e degës së Tiranës dhe Sekretarin e partisë dhe nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhje.

Kryetari i PSD, Skender Gjinushi
Kryetari i PSD, Skender Gjinushi

“Askush nuk është penguar të futet në godinë. Janë ndaluar të hyjnë njerëz që nuk ishin të këshillit. Këshilli është ky”, tha Gjinushi duke shtuar se mbledhja e të hënës ishte “provokacion”.

“Duke i dënuar këto veprime, pasi asnjë anëtar këshilli nuk kishte të hënën, ishte një provokacion i qartë. Masat për njerëzit që provokuan këtë, Muhamend Gaba lirohet nga detyra për veprimet e tij në kundërshtim me çdo lloj norme dhe etike. Zoti Rustemi ka ofruar një tërheqje si sekretar, funksionet e tjera…, partia i njeh kontributet e tjera. Nga posti i sekretarit është i pezulluar edhe me pëlqimin e tij”.

Kreu i PSD-së gjithashtu informoi se në mbledhje është miratuar marrëveshja me Kryeministrin dhe PS-në, është vendosur mbledhja e aktivit në qershor. “Këshilli vendosi: e para miratoi marrëveshjen me Kryeministrin dhe PS-në. E dyta ka vendosur të mbledhë aktivin diku nga qershori dhe pastaj do të caktohet edhe Kongresi”, tha Gjinushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura