Kompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi

May 18, 2022 | 11:32
SHPËRNDAJE

Kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka dalë nga intubimi. Ai është vizituar ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu e cila ka vlerësuar punën e ekipit mjekësor.

limoz-dizdari-750x500-1

“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, tha ministrja.

ac00fab8-9c65-4560-8783-2c2aae94d61e

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat.

Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura