Komisioni hetimor për ’25 prillin’/ Gazment Bardhi: Bojkoti i PS nuk e pengon dot opozitën për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve

Oct 20, 2021 | 15:42
SHPËRNDAJE

Anëtari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Gazment Bardhi ka denoncuar përfaqësuesit e mazhorancës të cilët sipas tij kanë bojkotuar mbledhjen e radhës të këtij komisionit.

komisioni hetimor per zgjedhjet bosh opozita

Në një reagim në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe foto nga salla e mbledhjeve në Kuvend, ku karriget e anëtarëve të PS janë bosh, Bardhi thotë se ky veprim nuk do pengojë opozitën “për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve”.

REAGIMI I PLOTE

Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve.

Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin.

Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore.

Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura