Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Meta nxjerr këtë video. Ja për çfarë bëhet fjalë

Nov 16, 2019 | 12:42
SHPËRNDAJE

Pa i shtuar asnjë koment, kreu i Shtetit Ilir Meta, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka shpërndarë në profilin e tij një video të postuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tregon forcat speciale shqiptare në prova me kolegët amerikanë.

Postimi i kreut të shtetit vjen pak pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gazetarët paraditen e së shtunës, ku e quajti presidentin Meta “Xhike Qamili”.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa”, shkruan ministrja në postimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura