“Koha po vjen”- Sali Berisha thirrje qytetarëve: Të futemi në grevë masive, kjo është rruga e vetme për t’i prerë biletën kësaj qeverie

Sep 22, 2022 | 13:21
SHPËRNDAJE

Për ish-kryeministrin Sali Berisha rruga e vetme për të larguar socialistët nga pushteti është greva masive për çdo kategori qytetarësh që trajtohet si mos më keq.


Berisha u shpreh se pedagogët nuk duhet të tregojnë një person që nuk është i denjë as për mësues vizatimi që t’u tregojë dijet dhe rrogën që duhet të marrim.

Ai theksoi se qytetarët duhet të ngrihen pasi kjo që po ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

“Si një mësues qoftë edhe i ekselencës për bindjet e tij duhet të presë 6-7 vite për t’u sistemuar. I bëj thirrje sindikatave të organizojmë grevën e përgjithshme që është grevë për dinjitetin e secilit. I bëj thirrje mjekëve që e shohin këtë rrënim se si shqiptarët vdiqën më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

Vdiqën sa në tre katër vendet me vdekshmërinë më të lartë nga COVID në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi. Janë njerëzit më të keqpaguar dhe keqvlerësuar. Cila mbetet, greva dhe vetëm greva. U drejtohem biznesit të vogël që kanë armik të vërtetë në këtë qeveri e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23%-in. Rriti tarifën e energjisë. Çfarë presim më. Thirrja e çdo biznesmeni është që të ulen qepenat. Grevë e përgjithshme.

I bëj thirrje studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë qeveria u dha nga 100 euro ndërsa kjo qeveri u jep mashtrimin. Të organizohet një lëvizje e fuqishme studentore. Jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë. U bëj thirrje pedagogëve të ngrihen, të mos lënë një copë injorant t’u tregojë dijet. Një njeri që nuk është i denjë as për mësues vizatimi. Greva e përgjithshme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie. U bëj thirrje policëve që mashtrohen nga mëngjesi deri në darkë dhe trajtohen si qenie inferiore. E dëgjuat Panganikën si i drejtohej varësit të tij në zyrë. I bëj thirrje punonjësve të administratës. Grevë dhe vetëm grevë.

Ora thërret, koha po vjen. Duhet të jemi në lartësi dhe jo të vijojmë. I bëj thirrje taksistëve. I bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi se kjo që ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend të botës. Bordet komuniste kanë rritur çmimet më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Nxënësve të gjimnazit. Koha nuk pret”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura