“Koha kur e ngacmoja në lagje”- Stresi kthehet pas në kohë dhe kujton fillimet e lidhjes me Keisin, por i bën lëmsh të gjithë

Oct 15, 2020 | 15:58
SHPËRNDAJE

Marrëdhënia e dashurisë mes Keisit dhe Stresit është kthyer në një telenovelë.

Në një intervistë për “Nin”, reperi deklaroi se ata nuk ishin më bashkë. Madje u shpreh se nëna e tij nuk komunikonte më me Keisin, për shkak të disa deklaratave që ajo bëri në rrjetet sociale.

Stresi tha se kjo ishte hera e fundit për të që fliste në televizion për të, pasi Keisi kishte jetën e saj personale dhe nuk dëshironte që ajo të bëhej objekt bisede.

Megjithatë, vetëm pak ditë më vonë teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan” ai zbuloi se ishte rikthyer me bashkëshorten e tij, duke i befasuar të gjithë.

Dhe tani, Stresi na bëri lëmsh me foton e publikuar në rrjetet sociale. Reperi postoi një imazh nga periudha kur ngacmonte Keisin në lagje.

“Koha kur ngacmoja Keisin në lagje,”- shkroi ai.

Nuk dihet nëse çifti i kanë dhënë edhe një mundësi marrëdhënies së tyre.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura