KLP-ja bën vlerësimin final: Ja cilët janë 3 prokurorët e rinj të SPAK

May 19, 2020 | 12:59
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar projektvendimin “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme dhe emërimin e tyre në detyrë”.

klp

Panorama” ka mundur të sigurojë vlerësimin e bërë nga KLP për kandidatët për SPAK dhe ka mësuar emrat e tri prokurorëve të rinj që janë zgjedhur.

Tri prokurorët e zgjedhur për SPAK janë Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Ndërsa renditja e 4 prokurorëve për SPAK vijon si më poshtë:

Sotir Kllapi 174 pike

Dritan Prenci 171 pik

Vladimir Mara 168 pike

Dorina Bejko 158 pike

Për të plotësuar SPAK bëhet e ditur se duhen 15 prokurorë, ndërkohë që deri më tani janë zgjedhur vetëm 12.

Ende në garë janë Manjola Jajana, Anton Martini dhe Elisabeta Imeraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura