Klandestinët, arrestohen 5 shqiptarë në Janinë

Nov 3, 2012 | 16:55
SHPËRNDAJE

Edhe pse shqiptarët tashmë mund të lëvizin të lirë në zonën Shengen, kalimet në mënyrë klandestinë nuk janë ndalur. Policia greke njoftoi sot arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, të cilët të fshehur në bagazhin e një autobusi kërkonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Tre të ndaluarit u pikasën nga qeni i policisë, vetëm pak pasi kishin kaluar doganën dhe do të udhëtonin për në kryeqytetin grek, Athinë.  Dy prej tyre thuhet se ishin shpallur te padëshiruar nga autoritetet greke.

Klandestinët mësohet se u kishin paguar sasi të konsiderueshme parash drejtuesve të autobusit për kalimin në tokën greke.

Sipas policisë, dy drejtuesit e autobusit 46 dhe 62janë shoqëruar për në polici, ndërsa iu sekuestruan një shumë prej 3500 eurosh dhe 180 mijë lek shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura