“Kjo substancë po vret, në Shqipëri po bëhet masakër”, deputeti i PD nxjerr shifrat. Ka një akuzë të fortë

Sep 8, 2018 | 11:01
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-se, Tritan Shehu e sheh alarmuese situaten e vdekjeve qe vijne nga fostoksina, substance qe gjendet fare lehtesisht ne vend. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se “Ne vitin 2017 numri i vdekjeve nga suicidet me kete substance shkojne ne 52 raste vetem ne QSUT, shifer kjo tejet e larte e kryesisht me te rinj”.

tritan-shehu

Shehu ka nje akuze te forte per institucionet pergjegjese dhe per Ministrine e Bujqesise, Prokurorine, Avokatin e Popullit etj qe sipas tij nuk ndiehen.

“Pa dyshim kjo vjen jo vetem nga indiferenca, mos dija, amullia, mungesa e profesionalizmit, por dhe shume nga perfitimet e pa ligjeshme e korruptive qe sigurohen nga kjo menyre “liberale” importi, tregtimi, shperndarje e perdorimi te kesaj substance qe po vret pa pushim”- shkruan ai.

Postimi i Tritan Shehut 

Ndersa Fostoxina po vret si ne lufte, institucionet vetem….!
Perseri disa raste te reja vetevrasje me fostoxine.
Ne vitin 2017 numri i vdekjeve nga suicidet me kete substance shkojne ne 52 raste vetem ne QSUT, shifer kjo tejet e larte e kryesisht me te rinj.
Vdekjet, pothuajse te sigurta e tragjike nga kjo substance, arrijne ne mbi 72% te atyre nga substancat toksina.
Dhe Fostoxina vazhdon ne Shqiperi te importohet, tregtohet, perdoret krejt pa kontrolle ose aspak strikte keto, e gjen gjeresisht, e blen lehtesisht dhe pastaj e perdor….jo vetem per mbrojtjen e produkteve bujqesore.
Fostoxina sot ne shume nga vendet e zhvilluara eshte hequr nga perdorimi, pra nuk tregtohet, duke u zevendesuar me analoge jo toksike.
Ne vendet ku kjo vazhdon te perdoret akoma ne bujqesi, i nenshtrohet per kete rregullave shume rigoroze te importit, tregtimit, shitjes, perdorimit, kontrollit, pikersisht per tu perdorur vetem e strikt nga fermeret.
Suicidet nga Fostoxina pervecse ne Shqiperi kane qene problem edhe ne Indi a diku tjeter, ku rreziku eshte minimizuar edhe duke e tregtuar ate vetem me ambalazhe speciale, qe bejne te pa mundur perdorimin e saj nga njeriu.
Ndersa ne Shqiperi vazhdon te beje masaker te vertete, megjithese ky problem eshte ngritur disa here ne media, Kuvend, konferenca etj, institucionet perkatese si Ministria e Bujqesise, e Shendetesise, Prokuroria, Avokati i Popullit etj nuk ndjehen.
Pa dyshim kjo vjen jo vetem nga indiferenca, mos dija, amullia, mungesa e profesionalizmit, por dhe shume nga perfitimet e pa ligjeshme e korruptive qe sigurohen nga kjo menyre “liberale” importi, tregtimi, shperndarje e perdorimi te kesaj substance qe po vret pa pushim.
Deri kur keshtu me!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura