Kishte vendosur të hiqte dorë, kush e bindi Pirro Çakon të rikthehet në muzikë?

Feb 23, 2018 | 19:01
SHPËRNDAJE

Kishte vendosur që të hiqte dorë, por nuk ia kishte thënë askujt. Nuk e bëri publike, sepse nuk ishte i bindur. Ishte një dëshirë e brendshme që sa e bindte për ta lënë muzikë, aq edhe e thërriste për t’u rikthyer. E nisi me shumë fat, qysh në vitin e largët ’88, kur “E duam lumturinë” fitoi Festivalin dhe 30 vjet më vonë, Pirro është po ai: nuk është mësuar të qëndrojë në mesatare. Ai ka triumfuar dhe këtë nuk e vë më askush në dyshim.

Kishte 5 vjet që nuk prodhonte më muzikë, por kërkesës së Elvana Gjatës dhe dëshirës për të bashkëpunuar me të nuk mund t’i thoshte “Jo”. Aq më tepër, nëse bëhej fjalë për një koncert si ai i atyre përmasave që kishte menduar këngëtarja e njohur e skenës shqiptare. Ishte koha e duhur.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/kishte-vendosur-te-hiqte-dore-kush-e-bindi-pirro-cakon-te-rikthehet-ne-muzike/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura