“Kishim shumë udhëtime dhe pak stërvitje”, rrëfehet Pike: Përgatitjet e verës nuk na ndihmuan aspak

Sep 25, 2019 | 15:26
SHPËRNDAJE

Barcelona nuk po kalon një formë të mirë në këtë filim të sezonit, teksa në 6 ndeshje të zhvilluara ekipi i drejtuar nga Valverde ka marrë vetëm 10 pikë.pike

Dëmtimet kanë qenë një problem tjetër për katalanasit, të cilët janë përballur me mungesën e Leo Mesit, i cili pasi u kthye nga dëmtimi, ditën e djeshme ka pësuar një dëmtim tjetër.

Për këtë ka folur edhe mbrojtësi spanjoll, Zherard Pike, i cili për këtë fajëson përgatitjet para-sezonale, të cilat i zhvilluan në Japoni dhe në ShBA: “Përgatitjet para-sezonale nuk na kanë ndihmuar aspak për ta nisur mirë këtë kampionat. Kishim shumë udhëtime dhe pak stërvitje. Shumë prej nesh e vërejmë atë dhe nuk kemi një formë të mirë, por duhet të vazhdojmë pasi jemi të detyruar për të fituar. Shikoni çfarë ka ndodhur me Mesin, megjithatë nuk ka justifikime pasi në ekip ka lojtarë të tjerë që e zëvendësojnë atë. Ne shpresojmë që argjentinasi te jetë jashtë për një kohë shumë të shkurtër.”, theksoi mbrojtësi.MESSI PIQUE

Barcelona ka fituar ditën e djeshme në “Kamp Nou”, kundër Vijareali me rezultatin 2-1, por ajo që po shqetëson më shumë është një dëmtim i Mesit, i cili e detyroi atë të largohet nga fusha e lojës pas përfundimit të pjesës së parë.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura