Kinemaja shkon pranë pushuesve

Jun 30, 2011 | 10:59
SHPËRNDAJE

Kalendari i shfaqjeve filmike të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit spostohet në zonat turistike, pranë pushuesve shqiptarë e të huaj. Ndërsa për një periudhë disamujore, AQSHF iu gjend pranë çdo të mërkurë nostalgjikëve të filmit shqiptar e të huaj në Tiranë, Arkivi del nga ambientet për të ardhur më pranë publikut. “Qëllimi është t’u ofrohet një mundësi më shumë pushuesve të mbushin ditët e tyre të pushimit me aktivitete kulturore e informuese, si dhe të plotësojnë kuadrin e informacionit historik në qytete turistike, si Berati apo Pogradeci. Me një shtrirje nga Saranda në Shëngjin e deri më në lindje, Strugë apo Ohër, redaksia ka zgjedhur për shfaqje një kinema, në përgjithësi jo impenjative, por të lehtë e të këndshme, siç i shkon për shtat stinës verore”, thonë organizatorët. Tanimë është hartuar një kalendar i saktë me datat, titujt e filmave dhe vendet ku do të shfaqen:
KORRIK
2 korrik-Orikum, Vlorë: “Snowwhite”, Preljocaj Ballet
3 korrik-Vlorë: “Shkallët”, film me metrazh të shkurtër nga Ilir Harxhi
9 korrik-Pogradec: “Rruga Egnatia”, dokumentar nga Vladimir Prifti
10 korrik-Tushemisht, Pogradec: “24-orëshi i një 10 mijë lekëshi”, film artistik i shkurtër nga Redi Treni
16 korrik-Shëngjin, Lezhë: “Banorët e pyjeve tona”, dokumentar nga Adriana Elini
17 korrik-Shëngjin, Lezhë: “Ngjarje në traget”, film i shkurtër nga Kelmend Karuni
23 korrik-Berat: “Beratinus”, dokumentar nga Ylli Pepo dhe Shaban Sinani.
24 korrik-Berat: “Ngushtë”, film i shkurtër nga Xhoslin Rama
30 korrik-Strugë: “Iso Polifonia”, dokumentar nga Ibrahim Muçaj
31 korrik-Ohër: “Ne dhe Lenini”, film artistik nga Saimir Kumbaro
GUSHT
6 gusht-Plazh, Durrës: “Snowwhite”, Preljocaj Ballet
7 gusht-Durrës: “Being Azem”, dokumentar nga Nicolo Settegrana
13 gusht-Vlorë: “Kafeja e fundit”, film i shkurtër nga Vasian Lami
14 gusht-Radhim, Vlorë: “Lidhëset e këpucëve”, dokumentar nga Ylli Pepo
20 gusht-Berat: “Kinemaja dhe turizmi”, spot mbi vendet turistike ku janë xhiruar filmat shqiptarë dhe “Esenca e jetës” nga Jani Zhonga
21 gusht-Berat: “Beratinus”, dokumentar nga Ylli Pepo, Shaban Sinani
27 gusht-Gjirokastër: “Iso Polifonia”, dokumentar nga Ibrahim Muçaj
28 gusht-Sarandë: “Esenca e jetës” nga Jani Zhonga, “Kinemaja dhe turizmi”, mbi vendet turistike ku janë xhiruar filmat shqiptarë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura